PËRGJIMET/ Sot u dënuan me 1 vit e 3 muaj burg. “Mos thotë Rovena u këputën në b… – Hë se s’po na bën ministre”: Çfarë flisnin Florida dhe Majlinda pasi i dhanë zarfin Vodës

schedule16:35 - 7 Prill, 2022

schedule 16:35 - 7 Prill, 2022

GJKKO dënoi me 10 muaj burg ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda pasi u vërtetua se kishte marrë rryshfet për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në punësimin e një personi. Krahas saj u dënuan me burg edhe Majlinda Hasanin me Florida Beun. Në total, tre gratë u dënuan me 1 vit e 3 muaj burg.

Ato janë gjykuar nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe nuk do të shkojnë në qeli deri në marrjen e formës së prerë të vendimit të sotëm të GJKKO-së. SPAK vërtetoi se Voda kishte marrë si rryshfet një telefon të mirë, 1 mijrë euro dhe një arkë me peshk.

Por, si ranë në rrjetën e përgjimeve Voda, Hasani dhe Beu?

SPAK zbardhi përmes përgjimeve dhe vëzhgimit fizik të gjitha veprimet e ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, Majlinda Hasanit dhe Florida Beut për punësimin e kësaj të fundit në ministri.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga abcnews.al Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Mes tyre zhvillohen një mori bisedash në lidhje me temën në fjalë, të cilat ndodhen në dosjen e SPAK.

Lexo edhe: “Ja vjen PD-ja, PS ma heq gocën”, përgjimet nga dosja për Rovena Vodën: Mos donte më shumë

Në njërin prej këtyre përgjimeve është fiksuar edhe momenti kur Florida Beu dhe Majlinda Hasani flasin nëse I kanë dhënë Vodës shumën e duhur të parave “për t’i gjetur një vend të mirë pune”, ndërsa ato flasin edhe për një shumë parash dhe një celular të markës “Samsung” me vlerë 550 euro që të jepen në formë rryshfeti.

Në dosje është interesant momenti i takimit të Vodës me Beun dhe Hasanin, ku kjo e fundit i zgjat ish-zv.ministres kutinë e telefonit, dhe pasi ajo e merr e hap dhe e sheh, e lë fillimisht në tavolinë dhe më pas e fut në çantë.

Në të gjitha këto takime, Rovena Voda kishte shkuar me makinën e shtetit, një “Toyota” me targa MB276AA.

Pjesë nga përgjimet e SPAK:

Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Më ngeli mëndja mos donte më shunë kjo.

Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumëë , rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.

Florida: Kam hall e mos donte mëë shumë që të paktën të na vej në një vënd tamam.

Majlinda: Ja thashë unë tashti e do ik-i prap t’ja them, dëgjo këtu se ajo pesëqind mijë lekë do marri do ja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD , PS e heq gocën i them, mos më cani …..

Rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.

Florida: Se di sa jepet në këto raste ? Majlinda : Mirë me e ke edhe dy do japësh asaj  

Florida: Po pra tamam.

Majlinda: Ti hic.

Florida: E më thotë mua më

Shënim: Biseda vazhdon pa interes

Florida: Deri në katër do ja arrij thashë, në ora dy tha Rovena.

Majlinda: E në ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli, a e do vë, tashti që i mori ajo do i ha… unë, Rovi.

Florida: Kam hall … mos ka prit naj dyshe.

Më datën 26.02.2020, ora 09:09:23 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Mallinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Majlinda: Mos harro orën dy moj.

Florida: Nuk harroj moj si do harroj.

Majlinda: Se e duam shpejt ne.

Florida: Ajo tha në ora dy do ja kujtoj po ca tha për nesër

Majlinda: Se duhet të aplikoj shpejt.

Florida: Po ca tha për të nesërmen, nesër pastaj hajde më tako.

Majlinda: Hë thuaj tic a t’i them se i them unë..

Florida: Ajo tha më shkruaj nesër mos të harroj.”Rovi mos harro”.

Majlinda : Të premten më tha ajo mua.

Florida: E më tha për të nesërmen hajde në Tiranë.

Majlinda: Jo, jo për sot do i shkruj që të takoj ate. Florida: Për sot po pra po për nesër

Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën.

Florida: Ose takoje tha ose hajdeni në Tiranë tha flasim.

Majlinda: OK ashtu e bëjmë, nga darka, nga ora 5 I shkojmë në zyrë dhe i themi shiko, po u fut ajo në ministry, nuk e lejmë me kaq.

Po ashtu, SPAK ka fiksuar edhe bisedën mes Majlinda Hasanit dhe Florida Beut, të cilat theksojnë se Voda i kishte kërkuar që zarfin t’ia fusnin në çantë, “pasi aty kishte kamera gjithandej”.

Florida: Si tha Rovena dje ma jep në cantë

Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.

Florida: Ajo qe t’u thone po bjeri mi kështu ca çante,

Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.

Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u keputën në b…

Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro, se s’po i presim , s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!