Përgjimet përmes zileve-spiune, FBI e shqetësuar ngre alarm

schedule13:49 - 9 Shtator, 2020

schedule 13:49 - 9 Shtator, 2020

FBI është e shqetësuar se shumë qytetarë në SHBA po përdorin zilet e dyerve të shtëpisë për të monitoruar se kush afrohet pranë saj.

Ata dyshojnë se qëllimi kryesor është për të parë nëse shtëpive u afrohen policë, të cilët arrestojnë personat që kryejnë veprime të paligjshme.

Ky shqetësim ngrihet pas një incidenti të ndodhur në vitin 2017 ku një shtetas përdorte zile për të monitoruar hyrjen e banesës.

Një anë pozitive e përdorimit të tyre është se filmimet e xhiruara mund të merren dhe nga policia në lidhje me ngjarje kriminale që ndodhin në lagje të ndryshme.

Ndër mbështetësit më të mëdhenj të këtyre zile-spiune është Amazon, e cila edhe më herët është kritikuar për shitjen në masë të tyre. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!