Përgjimet në Itali, Tahiri: Pallavra kriminelësh që i shesin mend njëri-tjetrit

schedule19:10 - 17 Tetor, 2017

schedule 19:10 - 17 Tetor, 2017

Përmendjen e emrit të tij në përgjimet e dosjes Habilaj, Saimir Tahiri e cilëson asgjë më shumë se pallavra të dy kriminelëve, të cilët sipas ish-ministrit, kanë bërë të lumtur kundërshtarët e tij, që saktëson se nuk ndodhen vetëm mes rradhëve të opozitës.

Në daljen e parë përballë medias që kur nga përtej Adriatikut u ngrit furtuna që e shikon në epiqendër, ish-ministri i Brendshëm i bëri thirrje Prokurorisë në Shqipëri që të hetoj çdo detaj të jetës së tij.

Një gabim pranoi se e kishte bërë kur u shiti makinën personale Habilajve, të cilëve u referohet vazhdimisht si kushërinj të largët. Duke marrë distancat prej tyre,  Tahiri pohoi se, edhe në këtë rast, përgjegjësia e tij nuk shkon përtej asaj morale.

Ish-ministri i Brendshëm, që nuk u bë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, e la të kuptohej qartë se ndjehej i tradhëtuar.

Tahiri nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

 

https://youtu.be/Bs8Qe05DZg0