Avokati Tomë Gashi thotë se biseda e zhvilluar ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç u regjistrua nga ky i fundit.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Gashi u shpreh se kundërshtarët politikë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i kanë gjetur këto regjistrime ditët e fundit dhe kanë vendosur t’i përdorin kundër qeverisë.
Sipas Gashit, radikalët e Listës Serbe duan të godasin Kurtin për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
“Por duket që deputeti i Listës Serbe ka inçizuar vetë veten, diku para 14 muajve dhe oponentët politikë të zotit Kurti e kanë gjetur këto 3 ditë që t’i bëjnë publike në sekuenca dhe t’i komentojnë sipas qejfit të tyre. Ne, anëtarët e Listës Serbe, duhet t’i shoqërojmë gjithmonë me dyshime dhe posaçërisht kur ata ende e kanë kryetarin e tyre në listën e zezë të SHBA dhe ka një fletë arrest për përfshirjen e tij në vrasjen e një politikani më liberal, Oliver Ivanoviç. Atë që e kemi parë si tensionim, është gjithçka e angazhuar, është e ditur që edhe radikalët e Listës Serbe kanë menduar që është koha për ta goditur zotin Kurti, për shkak të gjendjes në veri. Ai pranoi për shtensionimin e situatës në veri pasi ishte kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare”, theksoi ai./abcnews.al