Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK godet trafikun e drogës/ Sky zbuloi grupin kriminal, trafikonin kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE

schedule12:41 - 8 Gusht, 2025

schedule 12:41 - 8 Gusht, 2025

Prokuroria e posacme , SPAK, ka prerë 15 masa sigurie, kundër një grupi kriminal që merreje me trafikimin e lëndëve narkotike.

Masat e sigurisë janë miratuar nga Gjykata e Posaçme, ku mësohet se 4 masa ‘’arresti’’ janë komunikuar në burg, për shkak se personat e përfsirë kanë qënë të arrestuar më herët për vepra të tjera penale.

Mësohet se masë sigurie është lëshuar edhe për Franc Çopjan, i cili është akuzuar si një prej drejtuesve të grupit kriminal “Copja” në Elbasan. Ai aktualisht mbahet në burg në Belgjikë, shteti ky që mundi ta ekstradojë nga Dubai, për trafik lëndësh narkotike.

Një tjetër masë sigurie është lëshuar për Ervis Çela, i arrestuar më parë me dyshimet si i përfshir në një ngjarje kriminale. Operacioni i SPAK ka nisur orët e para të mëngjesit të së premtes, ku mësohet se janë ushtruar kontrolle banesash në Tiranë Durrës , Elbasan dhe qytete te tjera te vendit.

Hetimet udhehiqen nga prokurori i SPAK Vladimir Mara. Zbulimi i grupit ka ardhur pas zbërdhimit të komunikimeve ne aplikacionin SKY ECC.

Sipas informacioneve paraprake behet fjale per nje grup i cili eshte pergjegjes per trafikimin e sasive te medha te lendeve narkotike nga amerika latine ne drejtim te europes, ndërsa hetimet po ndiqen prej më shumë se një viti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!