Avokatja Enida Bozheku në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për ngjarjet kriminale në vend, duke u fokusuar edhe tek përgjimet e fundit që kanë nxjerrë në pah përfshirje të policëve në aktivitete kriminale.
Gjatë intervistës, Bozheku u shpreh se ngjarjet e fundit kanë treguar se kanë shumë më e thjeshtë për të korruptuar një efektiv policie.
“Hallka e parë është policia, dhe kur kapet hallka e parë që është pjesë e rëndësishme si marrja e provave, pra 24 orëshi i parë është me shumë rëndësi. Dhe nëse policia devijon strukturën, mbarojnë hetimet. Policia del edhe ke përgjimet. Është nga ato organe që shumë herë është futur në Vetting, por aty nis historia. Është shumë më e thjeshtë të korruptosh një polic”, tha ajo.
Nga ana e saj gazetarja Anduena Llabani, foli për aplikacionin Sky Ecc, duke thënë se serverët janë të vendosur në Francë.
“Ai që themeloi gjithë këtë platformë është një shtetas nga Kanadaja. Nuk kishin detyrim të jepnin të dhëna personale, por nëpërmjet një kodi shifror. Dhe në telefonat që pati një përdorim të madh, ata ishin të sigurt sepse komunikimet fshiheshin nga telefoni. Por serveri ishte me qendër në Paris. Serveri është në Francë. E kanë sjellë francezët në Shqipëri, kanë marrë përkthyes nga Shqipëria. Franca ka parë që gjuha më e përdorur është shqipja dhe ka kërkuar përkthyes të certifikuar”, tha ajo.
/abcnews.al/