Përgjimet e Bildt, Felaj: Manipulim që kërkon t’i bëhet opinionit publik

schedule23:10 - 20 Qershor, 2019

schedule 23:10 - 20 Qershor, 2019

“Një manipulim i tërë që kërkon t’i bëhet opinionit publik nëpërmjet përcjellejs së këtyre CD”. Kështu e cilëson deputetja socialiste Ermonela Felaj publikimin e përgjimeve të gazetës gjermane Bildt në lidhje me zgjedhjet në 2017-ën.

Sipas saj është abuzuar me përgjime, që kanë zgjatur për vite të tëra dhe që nuk është shoqëruar me asnjë lloj veprimi hetimor.

“Ligji ka disa kushte që të lejon përdorimin e përgjimeve se komunikimet private bëjnë pjesë te liritëe e të drejtat e njeriut. Është abuzuar me përgjime, që kanë zgjatur për vite të tëra dhe që nuk është shoqëruar me asnjë lloj veprimi hetimor. Kemi thjesht biseda që u jepet interpretim sipas dëshirës së atyre që i transmetojnë, ka raste kur nuk transkriptohet ajo që dëgjohet por një fjalë e ndryshme, nuk jepet ai kuptim”.

E pyetur se si ndjehet moralisht mahzoranca Felaj shprehet: “Nuk ka një përgjigje sesi ndjehemi ne moralisht. E gjithë situata e përgjimeve është një ndjenjë bezdisje dhe përshtjellimi dhe negative se jemi dhënë kaq shumë pas përgjimeve sa jemi duke menduar se kemi bërë dëm. Përgjimet nuk përdoren kaq lirshëm”.

Felaj thekson se nuk mund të bëhet drejtësi përmes padrejtësisë, por apelon që ngjarje të tilla shantazhues dhe me efekte të rënda në publik duhet t’iu jepet fund. Drejtësia shprehet ajo nuk mund të jetë ushtari i radhës i partisë në pushtet, por të qëndrojë brenda rolit e misionit që i ka dhënë ligji.

“Ne të gjithë duhet të mbajmë një qëndrim. I serviret publikut si një mjet për të bërë drejtësi kur ato janë marrë në mënyrë të ligjshme. Përpiqemi të bëjmë drejtësi përmes padrejtësisë.

Me gjyqtarë të korruptuar, që kanë shitur punë e tyre për t’u mbrojtur nga vetingu dhe ne nuk mund te jemi indiferentë dhe të mos e denoncojmë këtë paligjshmëri.

Ngjarje të tilla veprime të tilla shantazhues me efekte kaq të rënda në publike t’u jepet fund. Prokuroria e gjykata të qëndrojnë brenda rolit e misionit që i ka dhënë ligji dhe jo të bëhen ushtari i radhës për partinë politike. Kjo nuk duhet të ndodhë  në Shqipëri. Kemi bërë shumë përpjekje për ta shkëputur njëherë e mirë drejtësinë nga politika”.

Prokuroria nuk ka pasur qëllim që të hetojë, thotë Felaj, por të ndërtojë një material që ta përdorte për mbrojtjen e vet.

“Prokuroria nuk ka pasur qëllim që të hetojë, por të ndërtojë një material që ta përdorte për mbrojtjen e vet. Për t’u dukur si të ligjshme ato përgjime janë bërë duke u dhënë edhe një vendim i gjykatës ka shumë njerëz të përfshirë. Tani është bërë e qartë që nga fundi i 2018 hetimet mediatike janë marrë në duar nga grupe të tjera prokurorësh dhe OPGJ. Është bërë inventarizimi i CD dhe audiove dhe është kuptuar linja e hetimit.

Një nga ato hetime nuk ka qenë i lidhur me zgjedhjet, ka nisur në 2016 për trafikun narkotikëve enkas janë dhënë numra, janë selektuar CD për të bërë këtë që ka ndodhur sot.

CD e shfaqura në publik janë të selektuara dhe numrat e dhënë në përgjim janë vënë enkas dhe këtu qëndron shkelja e madhe e Prokurorisë, se kjo është e dukshme, qoftë në kohëzgjatje se asnjë përgjim nuk mund të zgjasë përtej një afati të caktuar. Edhe kur zgjatet duhet të ketë prova që dyshimi është i mbështetur .

Fakti që janë mbajtur 3 vjet dhe nuk janë shoqëruar me veprim tjetër, as transpirktime dhe këto transkripte janë bërë jashtë jo brenda, ka momente që janë fshirë komunikime hyrëse dhe hundore një manipulim i tërë që kërkon t’i bëhet opinionit publik nëpërmjet përcjelljes së këtyre CD”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!