Përgjimet BILD, Saimir Tahiri: Ndjesë për fjalorin

schedule11:57 - 20 Qershor, 2019

schedule 11:57 - 20 Qershor, 2019

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar ditën e sotme në lidhje me përgjimet e BILD ku në njërin prej tyre është regjistruar edhe një bisedë e shefit të komisariatit të Dibrës në atë kohë, Robet Aga, i cili komunikon me deputetin e PS Xhemal Qefalia, Saimir Tahiri dhe Ulsi Manja.

Tahiri shkruan:

Ndjese çdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese. 
Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverie, ne akte publike a sjellje te perditshme. Por perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.
Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter. E po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre. 
Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji.
Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje. 
Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve! 
Ndjese sinqerisht per fjalorin!”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!