Napoli mori një lajm shumë të keq ditën e sotme. Gjykata Sportive në Itali i dhuroi fitoren në tavolinë 3-0 Juventusit, duke shokuar klubin jugor.
Ekipi i Gattusos u penalizua edhe me një pikë minus në renditje, kjo për faktin që nuk u paraqitën në Torino në takimin e javës së tretë.
Tutti negativi al Covid-19 i tamponi effettuati stamattina ai componenti del gruppo squadra.
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) October 14, 2020
Të gjithë pjesëtarët e Napolit i janë nënshtruar tamponëve të radhës ditën e sotme. Përgjigjet kanë dalë dhe për fat të mirë, asnjë nuk ka rezultuar pozitiv. /abcnews.al