Enkelejd Alibeaj nuk e konsideron një triumf për grupimin që ai drejton në Partinë Demokratike, vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha vulën e kësaj force politike.
Pas mbledhjes së Kryesisë dhe Kolegjit të Kryetarëve, Alibeaj u shpreh se tanimë, pas këtij vendimi, ai dhe grupimi i tij kanë një përgjegjësi historike. Sipas Alibeajt, është momenti që strukturat e Partisë Demokratike të rimarrin energji të reja për zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Jemi në situatë parazgjedhore, Kolegji i Kryetaëve është një institucion statutor, me kompetenca konsultuese, por sigurisht në situata të fushatës zgjedhore, ata marrin një autonomi apo forcë konsultuese deri në kufitë e vendimmarrjes. Ajo çfarë kam propozuar dhe me kënaqësi them që gjeti një mirëkuptim te Kryesia dhe Kolegji i Kryetarëve, është që vendimi i Gjykatës së Apelit nuk përbën ndonjë moment as triumfi, as fitimi, jo.
Nuk përbën një moment revanshi, kurrsesi. Është një moment i ngarkimit me një përgjegjësi historike, e cila është moment i mirë për të rimarrë edhe një herë struktura e PD, energji të reja për rritjen dhe fitoren”, theksoi ai.
Gjatë mbledhjes, Alibeaj ka kërkuar që fokusi kryesor të mbetet te zgjedhjet, teksa zbuloi edhe çështjet që propozoi.
“Ajo që kam propozuar është që fokusi kryesor janë zgjedhjet. PD e ka detyrim të fortë që të jetë e fokusuar te zgjedhjet. Për këtë arsye, tre janë çështjet që propozova për të cilat gjeta mbështetjen. Po e filloj nga fundi. Lidhur me alencat, PD merr përsipër ndërtimin e një aleancë sa më të gjerë të qendrës së djathtë, me qëllim maksimizimin e votave, ku secili subjekt zhvillon identitetin e vet politik. Së dyti, lidhur me Këshillat Bashkiakë, më bazë të vendimit të kryesisë edhe të kolegjit të kryetarëve, kam propozuar që të fillojmë nga puna, duke ftuar demokratët, ata që kanë qëndruar në momente të vështira të PD, që të bëhen pjesë e listave të këshilltarëve të listave të partive.
Së treti, lidhur me kandidatët për kryetar të bashkive. Duke konsideruar realitete që kanë prodhuar promaret e mëparshme tq PD të para vitit 2021, s dyti, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kanë propozuar PD, hapjen pa princip, pa kufizime ndaj të gjithë këtyre prurjeve. Kandidatëve tanë të propozuar, kandidatëve të rithemelimit, kandidatura të tjera me një synim të vetëm me daljen me një kandidat të vetëm në cdo bashki. Një kandidat edhe fitues, një kandidat për demokratët edhe fitues, duke mos përjashtuar kandidaturat sipas procedurave tona”, nënvizoi ai./abcnews.al