Me sezonin turistik në prag, përgatitjet në Shëngjin janë drejt fundit. Plazhi por edhe zonat përreth bregdetit po pastrohen nga mbeturinat.
Brahim Demi, Administrator i Shëngjinit thotë se rëndësi po i kushtohet edhe ndërhyrjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në mënyrë që gjatë verës mos të ketë probleme me furnizimin.
Përveç pushtetit vendor përgatitje janë duke kryer edhe sipërmarrësit që operojnë në sektorin e turizmit. Për t`ja dalë me menaxhimin e mbetjeve është vendosur që bizneset në Shëngjin këtë verë të nisin diferencimin në burim të mbetjeve. Plazhet e qarkut Lezhë janë ndër më të frekuentuarat gjatë verës nga vizitorët shqiptarë dhe të huaj.
/abcnews.al/