Përgatitjet për sezonin nga Thethi në Ksamil/ 34 qendra në shërbim të turistëve deri më 30 shtator

schedule15:24 - 6 Qershor, 2024

schedule 15:24 - 6 Qershor, 2024

Prej 1 qershorit, në zonat më të frekuentuara nga turistët janë hapur qendrat shëndetësore verore.

Në rajonin e jugut këtë vit janë në shërbim të pushuesve 15 qendra ndërsa të angazhuar janë 43 mjekë dhe 59 infermierë.

Nisur nga numri i lartë i turistëve, në Vlorë këtë verë është shtuar 1 qendër shëndetësore në Jalë.

Në këto ditë të para vizitat te mjekët kanë qënë të pakta.

Ne kete qender ashtu si edhe ne te tjerat do te jepet ndihma e pare ndersa rastet e rënda do referohen ne spital.

Në qëndrat shëndetësore verore trajtohen vetëm rastet e lehta ato më problematiket referohen në spital.

Këtë verë në të gjithë vendin, nga veriu në jug funksionojnë 34 qendra shëndetësore verore që do të rrinë hapur deri në 30 shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!