Kohët e fundit, situata për Lionel Messin te PSG nuk ka qenë aq e qetë dhe e bukur sa duket. Pas një muaji brilant në Kupën e Botës me Argjentinën, Messi u kthye te ekipi i tij francez duke u përballur me kritika të shumta.
Herën e fundit, ishin tifozët e tij në Parc des Princes të cilët thirrën nga shkallët e stadiumit kundër tij. Rinovimi mbetet një enigmë, pasi Messi ende nuk ka pranuar të ulet për bisedime.
Në Katar po përcaktohen detajet e fundit për ofertën e dytë të rinovimit që PSG do t’i prezantojë argjentinasit për të zgjatur kontratën e tij të paktën edhe për një sezon.
Siç raporton “Sport”, burime në Doha thonë se është vetë Tamim Bin Hamad Al Thani, Emiri i Katarit, i cili ka dhënë urdhrin për të ndërmarrë një hap të mëtejshëm në përpjekje për të bindur Messin të qëndrojë në Francë me fanellën e PSG-së./ h.ll/abcnews.al