Dries Mertens është një idhull i tifozëve të Napolit, por raporti i tij me Aurelio De Laurentis nuk është aspak pozitiv. 32-vjeçarit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe presidenti nuk ka ndërmend t’i ofrojë rinovimin.
Kreu i Napolit i cilëson të tepërta kërkesat ekonomike të sulmuesit belg. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi, që e pëlqen shumë Mertens. Sportmediaset raporton se mes lojtarit dhe klubit zikaltër kanë nisur kontaktet dhe akordi përfundimtar është shumë afër.
Marotta premtoi disa përforcime dhe Mertens mund të jetë dhurata e janarit për Antonio Conten. Gjithmonë nëse De Laurentis nuk vendos të bllokojë largimin e tij në janar për të mos e humbur goleadorin me parametra zero në verë. /abcnews.al