Policia italiane ka arrestuar një person që dyshohet se po përgatiste një sulm me helm dhe armë kimike në Sardenja. Kështu pretendojnë hetuesit italianë që kanë ndjekur dhe monitoruar lëvizjet e ekstremistit islamik. Personi i arrestuar kishte leje qëndrimi italiane dhe një dokument palestinez. Arrestimi i tij është bërë në orët e para të së mërkurës ndërsa po largohej nga banesa e tij. Agjentët e bllokuan menjëherë pasi hipi në një furgon. Përpara se të niste operacioni, policia bllokoi të gjithë zonën ku banonte palestinezi, në mënyrë që ai të mos arratisej. /abcnews.al
Përgatiste një sulm terrorist me substancë kimike, arrestohet palestinezi
schedule22:33 - 28 Nëntor, 2018
schedule 22:33 - 28 Nëntor, 2018
