Përfundon tubacioni i gazit Greqi-Bullgari, Europa përgatitet për ndërprerje të plotë nga Moska

schedule11:54 - 6 Korrik, 2022

schedule 11:54 - 6 Korrik, 2022

Një tubacion gazi i vonuar prej kohësh midis Greqisë dhe Bullgarisë që synon të ndihmojë Sofjen të reduktojë varësinë e saj nga gazi rus ka përfunduar dhe mund të fillojë operacionet tregtare këtë muaj, sipas ministrit të Energjisë së  Greqisë, shkruan Reuters.

Interkonektori Greqi-Bullgari (IGB), i cili ka hasur disa pengesa administrative gjatë viteve të fundit është i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Bullgarisë, së cilës i është ndërprerë gazi rus për refuzimin e pagesës në rubla pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Tubacioni prej 220 milionë eurosh do të transportojë gaz nga qyteti verior grek i Komotinit në Stara Zagora në Bullgari dhe do të lidhet me një tubacion tjetër që transporton gaz azerbajxhanas.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!