Bisedimet dy ditore për sigurinë midis delegacioneve nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina në Abu Dhabi kanë përfunduar. Bisedimet nisën dje në mesditë dhe u zhvilluan me dyer të mbyllura.
Sipas mediave ndërkombëtare nuk priten deklarata zyrtare, gjë që përforcon imazhin e një procesi diplomatik veçanërisht të kujdesshëm dhe të përmbajtur. Kujtojmë se raundi i parë i bisedimeve u zhvillua të premten.
Një zyrtar i qeverisë amerikane i tha NBC News se takimet ishin “produktive”, megjithatë pa dhënë detaje të mëtejshme rreth pikave të konvergjencës ose mosmarrëveshjeve midis palëve.


