Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon takimi i PD-së me aleatët,Kryemadhi: Nuk ka më Këshill Politik, kemi dërguar propozimet për Reformën Zgjedhore

schedule15:17 - 5 Maj, 2020

schedule 15:17 - 5 Maj, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të martë është takuar me aleatët në selinë blu. Në këtë takim bëhet me dije se është diskutuar në lidhje me qëndrimin politik të opozitës ndaj situatës së krijuar nga Covid-19 në vend.

Pas mbylljes së takimit kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka theksuar se situata ekonomike në vend është shyumë shqetësuese dhe e gjithë kjo është shkaktuar nga masat shtrënguese për parandalimin e koronavirusit.

Ndër të tjera në deklaratën e saj për mediat Kryemadhi është shprehur se kryeministri duhet ta lërë propagandën në facebook dhe të marrë situatën në dorë ose në të kundërt të largohet.

“Shqetësimi nuk është sot distanca sociale që u imponohet qytetarëve por ekonomia. Janë 60 mijë shqiptarë që në dy muaj kanë humbur vendet e punës. Mbi 1.5 miliardë euro të humbura nga ekonomia shqiptare që nga momenti i shpalljes së paligjshme të gjëndje së jashtëzakonshme dhe do të jetë edhe më e madhe shuma e humbjes ekonomike. Duhet të kthjellohemi dhe të qartësojmë duke nisur nga kryeministri i facebook që të lërë propagadën e tij sepse  shqiptarët nuk kanë hallin imazhit e tij dhe as shëtitjet në bulevard por të kthehet e të marrë situatën në dorë të kundërt të largohet. Shqipëria ka shumë gra e burra të mirë që mund ta zëvendësojnë qoftë dhe nga PS,” esdhte shprehur Kryemadhi.

Kryemadhi gjithashtu konfirmon se nuk ka më Këshill Politik, pasi opozita ka dërguar 5 propozimet ose 5 drafte për Reformën Zgjedhore dhe mazhorancës i mjafton vetëm 1 të zgjedhë.

Sipas saj mazhorancës i intereson ta vonojë qoftë edhe një sekondë prandaj ajo shprehet edhe e bindur se në videokonferencën e djeshme Yuri Kim, ambasadorja amerikane i ka thënë Gjiknurit që mazhoranca të lëvizë shpejt me këtë Reformë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!