Ka përfunduar pas rreth një ore takime mes 3 ambasadorëve dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha në selinë Blu në lidhje reformën zgjedhore.
Diplomatët nuk kanë dhe në asnjë detaj në lidhje me takimin e zhvilluar me Bashën, por mësohet se në fokus ka qenë ajo që ndodhi një ditë më parë në lidhje me reformën zgjedhore.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për Abc News se pas këtij takimi pritet që të ketë një reflektim në lidhje me qëndrimet e opozitës dhe të mazhorancës. Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion nëse Këshilli Politik dot mblidhet apo jo sot.
Lexo edhe: Ende pa marrëveshje, Basha mbledh aleatët në orën 14:00
Ndërkohë paraditen e kësaj të hëne kryedemokrati Basha është takuar edhe me aleatët e tij.
Takimet vinë një ditë pasi pasi partitë parlamentare dhe jo parlamentare dështuan të gjejnë konsensusin për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda 31 majit./abcnews.al