Përfundon seriali “La Casa de Papel”, Netflix tregon se çfarë ndodhi

schedule21:02 - 17 Maj, 2021

schedule 21:02 - 17 Maj, 2021

Sezoni i pestë dhe i fundit i “La Casa de Papel” do jetë online së shpejti. Lajmi u dha zyrtarisht nga ‘Netflix’ që pavarësisht vonesës për shkak të pandemisë, nuk e ndaloi realizimin e finales së madhe.

“Ishte një bandë hajdutësh tani u bë një familje. Rezistenca jemi ne, të gjithë dhe mesi po presim të shohim si do marrë fund”, shkruhet në njoftim.

Aktorët i janë rikthyer normalitetit, por padyshim me gjithë trishtimin e fundit të këtij rrugëtimi disavjeçar.

I pari që e dha lajmin e fundit të ‘La Casa de Papel’ ishte profesori, i luajtur nga Alvaro Morte, i cili me anë të një video nga sheshxhirimi i preku fansat e serialit duke treguar se fundi erdhi./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Álvaro Morte (@alvaromorte)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!