Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maxhoranca punë, PD zhurmë/ Betimi i Shabanit mes tensioneve nga PD, përjashtohen Noka dhe Balliu

schedule11:02 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 11:02 - 18 Dhjetor, 2025

Berishës nuk i del inati me Shabanin dhe socialistët që e votuan atë për Avokat të Popullit. Sallën e Kuvendit në seancën e fundit të sesionit parlamentar e shndërroi në shesh rremuje dhe kaosi.

Endri Shabani u betua si Avokat i Popullit në Kuvend, mes dhunës se deputeteve të PD që tentuan ta bllokojnë atë, edhe pse kishin dhënë firmat për kandidimin e tij për këtë post.

Deputetët e PD zaptuan sallën që para fillimit të seancës duke bllokuar karriget e ministrave.

Tensionin e vazhduan edhe pas nisjes se saj, duke ndezur flakadanë e përmbysur karrige. Noka, balliu, Këllici e Bardhi, ishin dirigjentët e dhunës dhe përplasjeve me Gardën. Berisha i vëzhgonte.

Kryeparlamentari Peleshi përjashtoi Balliun dhe Nokën nga seanca. Mes dhunës dhe përplasjeve fizike të grupit të PD, maxhoranca vazhdoi punën sipas axhendës, kaloi në votimin e projektligjeve të rendit të ditës, dhe mbylli seancën e fundit të këtij viti në më pak se 60 minuta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!