Përfundon seanca për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në procesin që po mbahet në Gjykatën e Posacme.
Dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi i është përgjigjur ketë të premte pyetjeve të avokatëve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porositës.
Për këtë çështje prokuroria ka marrë të pandehur, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Indrit Rusin.
Edhe seanca e së premtes është shoqëruar me debate mes dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reci të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës, madje këta të fundit janë kërcënuar nga dëshmitari Reçi.
Avokati Detar Hysi në një reagim për Abc News thotë se është ndjere i kërcënuar nga Reçi që ka deklaruar në seancë se ai është në listën e personave që do të vritej. Pas kësaj deklarate Hysi është shprehur se do i drejtohet me kallëzim prokurorisë./abcnews.al