Përfundon seanca për inceneratorin e Fierit, ku këtë të hënë realizuan mbrojtjen katër të pandehur mes të cilëve Sabina Cenameri, Arben Dervishaj, Pellumb Abeshi, dhe Regan Merdani.
Nëpërmjet avokatëve mbrojtës ata mohuan akuzat e SPAK. Bashkë me Alqi Bllakon, Azem Shatërrin dhe Florian Muçën të cilët lexuan konkluzionet në seancat e mëparshme shkon në 7 numri i të pandehurve që kanë realizuar mbrojtjen.
Ndërkohë mbeten edhe 8 të pandehur për të kryer mbrojtjen përfshi edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka. Seanca e rradhës u la më 24 korrik ora 10:00./abcnews.al