Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

schedule10:18 - 10 Prill, 2021

schedule 10:18 - 10 Prill, 2021

Ka përfunduar seanca për tre kontrollorët e AlbControl, Flora Ndrecaj, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest shtëpie” për Flora Ndrecën dhe “arrest në burg” për Armando Fezga e Mihun Mezini.

Ndërkohë avokati Rezart Kthupi në një komunikim për mediat ironizoi vendimin e drejtësisë duke thekuar: “Arritëm të provojmë që sistemi i drejtësisë është i drejtë , është një ditë e mrekullueshme. Nuk është vepër penale është konflikt juridiko-civil. Akuzohen tre persona se kanë shpërdoruar detyrën. Tre kontrollorë nuk mund të bllokojnë punën në Rinas”.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!