Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon samiti me liderët e BE, Trump dhe Zelensky takim “kokë më kokë” në Shtëpinë e Bardhë

schedule23:18 - 18 Gusht, 2025

schedule 23:18 - 18 Gusht, 2025

Takimi midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësve evropianë thuhet se ka përfunduar sipas BBC, me një takim që është zhvilluar i gjithë pas dyerve të mbyllura.

Burime në delegacionin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë i thanë BBC-së se presidentët Trump dhe Zelensky janë ende në Shtëpinë e Bardhë për bisedime të mëtejshme.

Trump ndërpreu takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Vladimir Putinin.

Në një takim historik në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë, me qëllimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Të ulur përballë njëri tjetrit në tryezën e bisedimeve Trump dhe Zelensky theksuan rëndësinë e garancivë të sigurisë për Ukrainën dhe nevojën për një takim trepalësh bashkë me presidentin rus Vladimir Putin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e bëri të qartë se pjesë e diskutimeve është edhe shkëmbimi I territoreve mes Moskës dhe Kievit. Një foto e tij dhe Zelensky para hartës së Ukrainës, la të kuptohet se tema e territoreve ishte pjesë e bisedës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!