Përfundon rrugëtimi i Edicionit Veror, disa nga momentet më të bukura

schedule20:33 - 25 Gusht, 2018

schedule 20:33 - 25 Gusht, 2018

Një verë e mbushur plot me emocione. Kështu, Edicioni Veror ka përfunduar rrugëtimin e tij edhe për këtë sezon. Argëtim, eksplorim, show bizz, zhytje në det e ngjitje në mal kanë disa nga momentet që kanë shoqëruar edhe këtë vit Edicionin.

https://youtu.be/11QjjsFOGX4

Ne kemi zgjedhur që mes shumë e shumë momentesh të bukura të kaluara këtë verë, t’ju sjellim disa copëza nga rrugëtimi i Edicionit Veror këtë sezon.

Bëhet fjalë për eksplorimin e Karaburun. I fshehur mes shkëmbinjve për Edicionin Veror, gjiri ka shërbyer edhe për agjentët sekretë britanikë dhe amerikanë. Më pas u njohëm edhe me një ndër shpellat e përdorura nga agjentët e huaj në Luftën e Dytë Botërore.

U njohëm edhe me historinë e Miltos. Ai tregoi që familja e tij nuk është larguar kurrë nga Shqipëria dhe e ka vendosur jetën në vendin ku ka lindur.

Nuk mund të mungonte as këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga. Edicioni Veror ishte me të gjatë kohës që ajo po xhironte videoklipin e saj më të ri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!