Ka përfunduar ndërtimi i rrugës së re Korçë-Ersekë. Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpërndarë pamjet e aksit të ri në rrjetet sociale duke thënë se segmenti do të lidhë dy bashkitë për 20 minuta dhe do të krijojë kushte optimal transporti për banorët, prodhimet bujqësore por edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht.
Duke iu referuar akuzave për rrëshqitjen e rrugës gjatë punimeve kryeministri sqaron se rindërtimi i këtij aksi u bë me shpenzimet e vetë firmës.
“U vunë shumë kuje e u hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma”, Qesh mirë kush qesh i fundit”, shkruan Rama./abcnews.al