Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon rinumërimi i votave në Kuçovë/ Nuk ndryshon rezultati, PS forcë e parë

schedule17:26 - 30 Qershor, 2023

schedule 17:26 - 30 Qershor, 2023

Ka përfunduar procesi i numërimit për 18 kutitë e bashkisë Kuçovë, proces që nisi pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rinumërim të votave dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë bashki.

Rezultati nuk ka ndryshuar por kandidatit socialist, Kreshnik Hajdarit i janë hequr 9 vota, Lefter Maliqit nga koalicioni i “Bashkë Fitojmë” iu hoqën 4 vota dhe kandidatit të PD, Ilirjan Koxhaj iu hoqën 2 vota.

Ndërkohë, avokati i koalicionit “Bashkë fitojmë” i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor rihapjen e të gjitha kutive të tjera të KZAZ Kuçovë por përfaqësuesja e KQZ-së ka rrëzuar kërkesën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!