Përfundon restaurimi i Kishës së Shën Marisë në Mamurras/ Rama: Një tjetër destinacion i turizmit ka dalë në dritë

schedule12:23 - 15 Korrik, 2024

schedule 12:23 - 15 Korrik, 2024

Kisha e Shën Mërisë në fshatin Shënmëri, Mamurras, ka përfunduar restaurimin. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë disa foto në rrjetet sociale.

Ai thekson se kjo kishë me status Monument Kulture i Kategorisë së parë (I), tashmë është një tjetër destinacion i turizmit historik e kulturor, që ka dalë në dritë.

Një tjetër thesar i vyer i trashëgimisë sonë kulturore ka dalë në dritë.

Kisha e Shën Mërisë në fshatin Shënmëri, Mamurras, me status Monument Kulture i Kategorisë së parë (I), tashmë është një tjetër destinacion i turizmit historik e kulturor, falë projektit për rijetësimin e saj, që ka rikthyer vlerat e këtij objekti kishtar që daton prej shekullit XV.

Ndërhyrja e bërë nga specialistët përkatës konsiston në restaurimin dhe konsolidimin e mureve të kishës, restaurim i pikturës murale si dhe vendosja e një strehe metalike tek pjesa e absidës aty ku gjendet edhe piktura murale”, ka shkruar Rama krahas pamjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!