Përfundon procesi i rivlerësimit të pasurive, Lame: 398 familje nuk përfituan, shkak hakerimi i e-Albania

schedule16:15 - 27 Gusht, 2022

schedule 16:15 - 27 Gusht, 2022

Mbyllet procesi i rivlerësimit nga i cili përfituan 113.800 familje.

Kreu i Agjencisë së Kadastrës Shqiptare Artan Lame vlerësoi ecurinë por pranoi se rreth 54 mijë familje nuk arritën të përfitonin për shkak se nuk vijuan procesin e pagesës.

Ndërkohë për shkak të hakerimit të e-Albania kadastra nuk mundi të kryente procesin e rivlerësimit për 398 raste.

Rreth 114 mijë familje përfituan nga kryerja e procesit të rivlerësimit i cili përfundoi në 2 gusht.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës shqiptare Artan Lame theksoi se rekordin e rivlerësimeve e mban Tirana ndërsa buxheti ka arkëtuar 12.7 mld lekë.

Kreu i Agjencisë së Kadastrës shqiptare pranoi se një numër i konsiderueshëm i familjeve nuk përfituan pasi nuk vijuan pagesën si dhe për shkak të hakerimit e-

Por çfarë përfitojnë qytetarët nga rivlerësimi?

Ky është procesi i katërt i rivlerësimit që aplikohet në Shqipëri dhe rezulton se numri i pasurive të rivlerësuara është gati dy-fish më i lartë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!