Pas Cërrikut, Partia Socialiste është shpallur fituese dhe në dy bashki të tjera në qarkun e Elbasanit.
Bashkitë e radhës që i kanë siguruar fitore socialistëve janë Librazhdi dhe Belshi. Sipas të dhënëve të fundit nga përfundimi i numërimit të votave për subjektet politike, në Librazhd Partia Socialiste ka siguruar 9952 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 5181 vota dhe LSI me 790 vota. Ndërsa në Belsh, PS-ja ka siguruar 5552 vota, PD 3946 vota dhe LSI 145.
Ndërkohë deri më tani numërimi i votave për subjektet politike ka mbaruar në 17 bashki, mes të cilave 4 janë të fituara nga Partia Demokratike.
Rezultati në bashkitë që është mbyllur votimi:
- Këlcyra: PS- 1750 vota, PD-AN-1070 vota dhe LS-509 vota
- Memaliaj: PS-3271 vota, PD-AN-1404 vota dhe LSI 100 vota
- Përmet: PS- 3648 vota, PD-AN-2024 vota dhe LSI 582vota.
- Himare: PS-3447 vota, PD-AN- 1854 vota dhe LSI-341vota.
- Pustec: PS-867 vota, PD-AN-473 vota dhe LSI-168 vota.
- Poliçan: PS-3871 vota. PD-AN- 1045 vota dhe LSI 864 vota.
- Kolonja: PS- 3666 vota, PD-AN- 2299 vota, LSI 763 vota dhe PSD 68 vota.
- PS- 1154 vota, PD-AN- 901 dhe LSI 201 vota.
- Has: PD-AN- 4576 vota, PS- 2735 vota
- Tropojë: PD-AN- 6443 vota, PS- 3094 vota.
- Skrapar: PS: 3 547 vota, LSI-2 174 vota, dhe PD- 776 vota.
- Klos: PD-AN- 3738 vota, PS- 3702 vota dhe LSI-171 vota.
- Mirditë: PD –AN- 5915 vota, PS-4864 vota dhe LSI- 1143 vota.
- Dropull: PS- 1531 vota, PD-AN- 592 vota dhe LSI 599 vota.
- Cerrik: PS- 8347 vota, PD-AN- 4227 vota dhe LSI-1205 vota.
- Belsh: PS- 5552 vota, PD-AN- 3946 dhe LSI 145 vota.
- Librazhdi: PS-9952 vota, PD-AN- 5181 vota dhe LSI 790 vota. e.su./abcnews.al