Presidenti i zgjedhur Joseph R. Biden Jr arriti që të mundte ngushtë Presidentin Trump në Georgia ndërsa ky i fundit u shpall fitues në Karolinën e Veriut.
Këto ishin edhe dy shtetet e fundit që nuk ishin shpallur ende në SHBA. Tashmë, raporton NY Times, Biden numëron 306 vota elektorale ndërsa Trump 232 të tilla.
Fitorja Biden në Georgia, një shtet dikur bastion i Republikanëve, politika e të cilit është zhvendosur tashmë në të majtë, bën që të shkojë në pesë numri i vendeve që presidenti i zgjedhur i ka “marrë” Trump-it.
Të tjerët janë Arizona, Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin. Ndërsa, Trump nuk mori asnjë nga shtet që Hillary Clinton fitoi në 2016. Numërimi i votave të Georgia-s aktualisht është subjekt i një kontrolli që zyrtarët shtetërorë thonë se nuk ka gjasa të ndryshojë rezultatet. s.b/abcnews.al/