Përfundon ndërtimi i tre rrugëve të reja që lidhin zonën e Shkozës me Porcelanin

schedule15:59 - 13 Nëntor, 2017

schedule 15:59 - 13 Nëntor, 2017

Në dy vitet e tjera, fokusi i investimeve të bashkisë do të jetë në zonat periferike të Tiranës. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, e bëri të ditur gjatë inaugurimit të tre rrugëve të reja në zonën e Shkozës.

Bashkia e Tiranës ka perfunduar ndërtimin e tre rrugëve të reja në zonën e Shkozës. Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi realizimin e këtij projekti që i vjen në ndihmë mijëra familjeve të ardhura ne kete zone kryesisht pas viteve ’90.
“Ka qenë një prej projekteve më të vështira, për shkak të relievit, çështjeve të legalizimit, hipotekimit, me probleme pronash. Por, më vjen mirë që bashkë me Elonën, me anëtarët e Këshillit, me gjithë kolegët, administratorë të Njësisë 1 dhe 3, bëmë të mundur zhbllokimin e një projekti i cili ka sjellë jetë për zonën”.
“Jemi munduar të japim një zgjidhje e cila i ul muret e avllive. Më vjen mirë që jo vetëm shtëpitë kanë dalë në dritë, jo vetëm rrugicat e rrugët kanë dalë në dritë, jo vetëm është shkurtuar rruga për të shkuar nga Shkoza në Porcelan, që më parë duhej të zbrisje poshtë në Rr. “Ali Demi”, por mbi të gjitha është rritur vlera e pronës. “
Kryebashkiaku Veliaj premtoi se edhe për dy vitet e ardhshme të mandatit, bashkia do të vijojë me të njëjtin ritëm, ku një vëmendje e shtuar do t’i kushtohet zonave në periferi të qytetit.
“Do të ecim me këtë ritëm edhe në Njësinë 1, edhe në Njësinë 3. Siç e dini, dy vitet e para fokusi ishte te zonat qendrore të Tiranës dhe dy vitet e tjera në zonat kryesisht periferike dhe rurale, për t’u siguruar që Tirana, edhe brenda një mandati, të ecë me të njëjtën shpejtësi, si në qendër, ashtu edhe në zonat e veta më ekstreme. Po të vazhdojmë me këtë ritëm, nga 50 blloqe çdo vit, në kohë rekord do kemi gjithë Tiranën të urbanizuar”, nënvizoi ai.
Krahas ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, në të dy anët e rrugës janë ndërtuar mure dekorativë, si dhe është vendosur sistemi i ndriçimit. Filmimet iu shpërndanë medias nga zyra e shtypit e bashkisë, ndërsa kryebashkiaku theksoi se punimet e realizuara do të rrisin vlerën e pronës së banorëve./abcnews.al

 

https://youtu.be/ZlJLyOqcfBo

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!