Kryebashkiaku i Moskës ka deklaruar se mobilizimi i pjesshëm ushtarak ka përfunduar me sukses në kryeqytetin e Rusisë, sipas The Guardian.
“Detyrat për mobilizimin e pjesshëm, të vendosura në bazë të dekretit presidencial dhe udhëzimeve të ministrisë së mbrojtjes, janë kryer plotësisht. Pikat e grumbullimit të të mobilizuarve do të mbyllen më 17 tetor 2022, në orën 14:00.
Fletëthirrjet e dërguara gjatë procesit të mobilizimit janë të gjitha të vlefshme”, thuhet në deklaratë.
Sipas kryebashkiakut, mobilizimi ushtarak përfundoi me sukses falë përgjegjësisë dhe patriotizmit të banorëve të qytetit.
/abcnews.al