Përfundon mbledhja në Tepelenë, Rama: Riorganizim i gjithë procesit qeverisës, sesionin e ri e nisim me impuls të ri

schedule13:32 - 29 Korrik, 2023

schedule 13:32 - 29 Korrik, 2023

Ka përfunduar mbledhja dy ditore informale e qeverisë e cila u mblodh mesditën e së premtes në Tepelenë.

Në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit me ekipin qeverisës, kryeministri Rama u shpreh se sisioni i ri do të nisë me një impuls të ri, duke folur për një riorganizim edhe në godinën e qeverisë.

“Ishim shumë të hapur mbi problekmatikat është bërë një analizë e arritjeve, duke i parë me sy kritik, në këndvështrimin e të ardhmes. Është diksutuar edhe nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës duke nisur nga vetë organizimi në godinën e qeverisë.

Besoj se kemi arritur disa rezultate dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme që sesionin e ri ta nismin me një impuls të ri. Duke forcuar rolin edhe të zv/ministrave, por edhe duke përfshirë në vendimmarrje edhe të tjerë.

Do krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase e të huaj me botën akademike me organizata ndërkombëtare, por edhe individë që kanë çfarë të mundësojnë.”- u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!