Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon mbledhja e Sinodit të Shenjtë/ Nga varrimi i kryepeshkopit te 5 ditë zie kishtare, ja vendimet që u morën

schedule16:02 - 25 Janar, 2025

schedule 16:02 - 25 Janar, 2025

Ka përfunduar mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse. Mësohet se janë marrë disa vendime, nga varrimi i kryepeshkopit Anastas Janullatos ditën e enjte, zgjedhjen e e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës të Fronit Kryepiskopal dhe deri shpallja e pesë ditëve zie kishtare.

 Sinodi i Shenjtë mori këto vendime:

  • Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.
  • Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.
  • Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.
  • Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Më herët, Sinodi i Shenjtë i Kishës greke ka njoftuar se të dielën do të mbahet një Liturgji Hyjnore në Katedralen e Athinës për Kryepeshkopin Anastas.

Trupi i primatit të bekuar do të qëndrojnë në Katedralen e Athinës, ku do të vendoset për nderim publik deri në orët e mëngjesit të së hënës, 27 janar, kur do të nisen për në Shqipëri.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen dhe u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 95-vjeçare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!