Përfundon mbledhja e Komisionit të “Zgjedhores”, Gjiknuri: Nuk shkelim marrëveshjen!

schedule18:30 - 12 Qershor, 2020

schedule 18:30 - 12 Qershor, 2020

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjerdhore me opozitën parlamentare. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm bashkëkryetarët e Reformes Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari ku u diskutua mbi marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik.

Në një komunikim për mediat bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri tha se mbledhja e sotme ishte informuese edhe pse ka ende anëtarë të opozitës parlamentare që insistojnë për ndryshimin  sistemit zgjedhor.

“Më shumë ishte seancë informuese për çfarë kemi arritur deri tani. Opozita një pjesë e anëtarëve vazhdojnë të këmbëngulin me faktin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe se nuk e njohin këshillin politik.  Ne jemi parti që i qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk bëhemi palë për të shkelur marrëveshjen. Mazhoranca votat e saj i ka të plota por ne do të vazhdojmë të bindim çdo kënd“, tha Gjiknuri./abcnews.al