Përfundon mbledhja e grupit të PS, në fokus mbarëvajtja e seancave plenare, Peleshi: Do ndjekim të gjitha komisionet

schedule11:45 - 30 Shtator, 2024

schedule 11:45 - 30 Shtator, 2024

Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi në përfundimit të mbledhjes së grupit ka zhvilluar edhe një komunikim me gazetarët.
Peleshi theksoi se në këtë takim fokusi ishte te mbarëvajtja e seancave plenare. Ai siguroi se Partia Socialiste do të ndjekë të gjitha Komisionet.

“Jemi para një seance parlamentare të ditës së enjte. Kemi diskutuar për rendin e ditës dhe konfirmoj se grupi parlamentar do të ndjekë për përgjegjësi seancat. Seanca e sotme është e rëndësishme. PS të gjithë deputetët e saj kanë qenë në terren gjatë javës së kaluar në të gjithë Shqipërinë. Në kuadër të një aktiviteti politik të shtuar”, tha ai.

Gjithashtu Peleshi u ndal edhe tek Komisioni për Çështjet Europiane duke thënë: “Sot është zhvilluar një seancë e komisionit për Çështjet Europiane, ka edhe komisione të tjera që vijojnë, jeta parlamentare vazhdon. Zgjedhja e tyre nëse vendosin të marrin pjesë ose jo.

Ndërsa u pyet për vendimin e opozitës për ngrirjen e marrëdhënieve me PS, ai u shpreh se shpreson që kjo mos përkthehet në bojkot: “Nuk e kemi kuptuar mirë vendimin e opozitës, shpresojmë të mos përkthehet në bojkot. Ne na qëndron mbi krye ligji e procedura”, u shpreh Peleshi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!