Përfundon mbledhja e grupit të dialogut. Bylykbashi: Takim i frytshëm. Votimi për ata që jetojnë jashtë duhet të jetë i hapur

schedule15:21 - 15 Maj, 2024

schedule 15:21 - 15 Maj, 2024

Përfundon mbledhja e grupimeve të dialogut politik për Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesi i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi tha se në këtë mbledhje u diskutua lidhur me reformën zgjedhore, por edhe për votën e diasporës. Ai tha se takimi ishte i frytshëm.

“Takimi ishte i frytshëm u diskutuan problematika të rëndësishme. Sa për votën e diasporës, përgjigjet e Komisionerit ishin me rëndësi. Pasi shkojnë në linjë me atë që kërkon opozita thjeshtimin e sistemit të regjistrimit për ato që banojnë jashtë Shqipërisë”, tha Bylykbashi.

Gjithashtu ai nënvizoi se qytetarët duhet të kenë besim, pra besimi me postë duhet të jetë i besueshëm

“Këto janë dy çështje që ne kërkuam fillimisht shpjegimet dhe KQZ u tregua i gatshëm. Ajo që është me rëndësi është se KQZ ishte shumë më para se mazhoranca. Dua të them se Edi Rama i ka hequr mundësi zgjedhësve për të zgjedhur atë që duan. Nëse PS mendon se në këtë dialog ka hyrë për të diskutuar vetëm për çështje që duan, e kanë të gabuar. Një reformë zgjedhore teknike nuk quhet reformë nëse nuk zgjidh probleme të mëdha teknike”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!