Përfundon mbledhja dy ditore e qeverisë, Rama: 2023-i do të jetë një vit më pranë njerëzve

schedule21:31 - 5 Janar, 2023

schedule 21:31 - 5 Janar, 2023

Ka përfunduar mbledhja dy ditore e qeverisë, e cila ka zgjatur mbi 16 orë.

Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale nga vetë kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se në fokus ishin arritjet e deritanishme dhe plani për vitin e ri.

Sipas tij për 2023-n në fokus të qeverisë do të jenë qytetarët shqiptarë.

Postimi i Ramës:

?Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë?

#QEVERIeSHUMICËS??#JOeDisave

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!