Përfundon greva në Trepçë, minatorët i rikthehen punës

schedule17:22 - 12 Shkurt, 2021

schedule 17:22 - 12 Shkurt, 2021

110 minatorë të minierës së Trepçës, hyn sot në grevë, në shenjë pakënaqësie për vonesën e marrjes së pagës për muajin janar.

Por kjo grevë ka mbaruar. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka thënë për Express, se minatorët i janë kthyer punës.

Sipas tij, minatorët kanë mbetur pa zgjidhje dhe pa paga.

Por, sipas Osmanit atyre u është premtuar që pagën më së largu do ta marrin gjatë javës së ardhshme.

“Deri në orën 16:00 punëtorët kanë qenë në grevë. Ndërrimi i tretë ka filluar punën. Kjo pas premtimeve se pagat do tu dalin deri javën e ardhshme ose edhe më herët, varet se si shitet koncentrati. Kaq mund të themi për momentin”, ka thënë Osmani, për Express.

Minatorët në vazhdimësi janë duke u ballafaquar me vonesat e pagave të tyre.

Në të njëjtën gjendje ishin edhe gjatë muajit janar, ku paga e tyre u vonua deri me datë 22 të muajit paraprak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!