Përfundon aventura “bavareze” për Sadio Mane, klubi dhe lojtari “ndahen” në merkaton e verës

schedule14:39 - 4 Maj, 2023

schedule 14:39 - 4 Maj, 2023

Goditja e shokut të tij të skuadrës, Leroy Sane rezultoi të ishte “fatale” për anësorin senegalez të Bayern Munich, Sadio Mane, me këtë të fundit që do të largohet përfundimisht nga “bavarezët” sapo të nisë merkatoja e verës.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, lojtari dhe klubi kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe kanë vendosur ta ndërpresin kontratën pas përfundimit të sezonit, pa detyrime ekstra nga palët, duke e nxjerrë kështu “yllin” afrikan, si një lojtar të lirë në merkaton e verës.

Anësori me tipare sulmuese iu bashkua “bavarezëve” verën e shkuar pas kalimit të Robert Leëandoëski te Barcelona, me qëllimin për të mbushur “këpucët” e lëna bosh nga ky i fundit, mirëpo 12 gola në të gjithë kompeticionet nuk mjaftojnë për një ekip i nivelit të Bayern.

Ndërkaq, kujtojmë se transferimi i Sadio Mane nga Liverpool drejt Bayern Munich i kushtoi “bavarezëve” plot 35 milionë paund dhe si një lojtar i ri që pritet të jetë në verë, për afrikanin nuk do të jetë aspak e vështirë për të gjetur një klub të ri, me “blutë” e Chelsea që janë në “pole position” për të siguruar shërbimet e senegalezit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!