Me 26 zyrtarë policorë të arrestuar ka përfunduar aksioni “Pika 2”, i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Dy prej të arrestuarve janë rreshterë.
Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Hetuesit e IPK-së muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë kalimit kufitar në Vërmicë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të IPK’së dhe Prokurorisë Speciale.
Ndërkohë SPAK në reagimin e tij ka bërë me dije se nga ku operacion është bërë i mundur arrestimi i 31 punonjëve policore dhe tre policë janë pezulluar nga detyra.
Gjithashtu në lidhje me këtë operacion ka reaguar ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano./abcnews.al