Duket se shumë shpejt punimet në Rrugën e Kombit do të përfundojnë. Pasi brenda një kohe të shkurtër po mbarojnë punimet për pesë urat e para dhe kanë mbetur vetëm dy.
Në Rrugën e Kombit po punohet për dublimin e urave.
Kompania sipërmarrëse është përqëndruar në urën nr. 2 të segmentit Kukës Morinë.
Aty po ngrihen këmbët dhe nënkalimi që lidh fshatrat Breglume dhe Perbreg.
Punimet për dublimin e urave duhet të kishin përfunduar që në vitin 2013. Por mosalokimi i fondeve nga qeveria shqiptare i zgjati pafundësisht.
Në pesë ura nga shtatë që ka segmenti Kukës-Morinë, puna thuajse ka përfunduar.
Tani punimet janë përqëndruar në dy urat më të mëdha atë të Uzinës dhe Breglumës.
Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata