Ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë, ku u gjetën trupat e pajetë të 22 personave. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se aktualisht operacioni i shpëtimit po zhvillohet vetën në Durrës.
Janë tre 3 hot-spote (pika të nxehta) ku dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja. Në Durrës kërkimet po kryhen nga nga ekipet shqiptare, kosovare, greke, italiane, rumune, franceze, izraelite dhe serbe.
Termeti tragjik i 26 nëntorit ka shkaktuar deri më tani 40 viktima në Durrës dhe Thumanë.
Lexo edhe:
EMRAT/ Më i vogli 3 vjeç, lista e plotë e viktimave të tërmetit