Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko

schedule18:15 - 2 Gusht, 2021

schedule 18:15 - 2 Gusht, 2021

Andriy Shevchenko zyrtarizoi largimin nga Ukraina ditën e djeshme. Ish-sulmuesi i madh drejtoi si trajner kombëtaren e tij në pesë vitet e fundit (52 ndeshje), duke mbërritur deri në çerekfinalet e Euro 2020.

44-vjeçari njoftoi ndarjen me Ukrainën nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Sot përfundoi kontrata ime me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Ukrainës. Kam kaluar pesë vite si trajner i kombëtares.

Treguam se jemi në gjendje të luajmë një futboll modern. Shumë falënderime edhe për tifozët, për mbështetjen dhe kritikat e tyre. Së bashku, ne treguam se futbolli ynë mund të jetë konkurrues, produktiv dhe emocionues“, shkroi Shevchenko.

Largimi ndodhi për shkaqe ekonomike. sport.ua shkruan se ish-fituesi i “Topit të Artë” nuk pranoi kërkesën e drejtuesve të Federatës për të ulur rrogën e tij.

75 mijë $ në muaj fiton Sheva, teksa iu kërkua të kënaqej me 30 mijë $ në muaj, pra diçka më shumë se përgjysmimi i rrogës. Refuzimi i trajnerit solli ndërprerjen e bashkëpunimit dhe largimin nga pankina e Ukrainës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!