Përfundimtare: Emigrantët nuk do të futen në Shqipëri për të votuar

schedule11:25 - 24 Prill, 2021

schedule 11:25 - 24 Prill, 2021

Apeli Administrativ ka rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të anuluar vendimin për emigrantët.

Komiteti Teknik i Ekspertëve urdhëroi karantinimin 2-javor të emigrantëve që futen në Shqipëri nga Greqia dhe  Maqedoni e Veriut, duke u hequr këtyre të fundit të drejtën për të votuar. ndërkohë qe vendi erdhi vetëm pesë ditë para zgjedhjeve, LSI bëri kërkesë për ta rishikuar, duke e cilësuar vendimin si politik.

Pas shqyrtimit të kërkesë, Apeli Administrativ ka hedhur poshtë pretendimin e LSI. Kështu, përfundimisht emigrantët nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen nesër. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!