“Përfshirja në fushatë elektorale dhe lidhja me Damir Fazlliç”, Hoxha për vrasjen e Behar Sofisë

schedule14:03 - 8 Mars, 2021

schedule 14:03 - 8 Mars, 2021

Gazetari Artan Hoxha, në studion e ABC foli për atentatin mafioz ndaj Behar Sofisë.

Sipas kjo është një nga ato çështjet që vështirë se i shkohet deri në fund për të gjetur autorët.

Gjatë bisedës në studio përballë gazetares Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se një sasi e madhe parash e papaguar nga viktima dyshohet se ka sjellë edhe këtë atentat mafioz.

Lexo edhe: “Benz-i” misterioz dhe një thes me para: Artan Hoxha, informacione tronditëse mbi ekzekutimin e Behar Sofisë

Një tjetër detaj të panjohur më parë që zbulon gazetari është përfshirja e Behar Sofisë, vite më parë në fushatë elektorale.

 “Deri tani jemi brenda pritshmërive. Është një nga ato atentate që janë të vështira për tu zbuluar. Do të doja shumë që kjo të zbardhej sepse do të ndihmojë edhe për ngjarje të tjera të kalibrit të lartë. Sofia nuk ishte një personazh i dhunshëm, por në ditët e para pati një kakofoni për informacionin.

Por ka një element interesant që nuk ka dalë në media. Ky personazh ka sponsorizuar fushata zgjedhore më herët e ajo e 2017-tës. Pra Behar Sofia , ka qenë i përfshirë në fushatë zgjedhore. Shumë të afërt të tij kanë punuar me Damir Fazlliç. Kanë qenë pjesë e stafit të tij.

Ka dyshime edhe për një sasi të madhe parash të papaguar, kryesisht në Turqi, flitet për disa milion euro dhe goditja mund të ketë ardhur si rezultat i kësaj, pasi nuk ka pasur mundësi të paguajë dhe kjo mbetet një nga pistat e hetimit.

Pjesën më të madhe të takimeve ky personazh i bënte në lulishte, është një natyrë tjetër me të cilët ne jemi mësuar. Në këtë rast kam frikë se sa më shumë të kalojnë ditët zbehen shanset për të zbuluar autorët. Dyshimi është që autori të jetë i huaj. Deri tani është shumë i vështirë identifikimi i autorit dhe pa gjetur autorin është e vështirë të shkohet tek porositësi sepse kjo duket që është ngjarje me porosi”, tha më tej Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!