Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në sulmet mes Izraelit dhe Iranit do ta çonte Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë.
Kështu tha përfaqësuesja e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Kaja Kallas.
“Kur bëhet fjalë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, atëherë kjo patjetër do ta përfshijë rajonin në një konflikt kufitar dhe kjo nuk është në interesin e askujt. Dhe nga telefonata ime me Sekretarin e Shtetit Rubio, ai theksoi se gjithashtu nuk është në interesin e tyre të përfshihen në këtë konflikt”, thotë Kallas.
Shefja e diplomacisë europiane theksoi se tashmë që bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë mbetur pezull, Europa ka rolin e saj për të luajtur, në mënyrë që të mos e lejoje Teheranin të zotërojë armë bërthamore. Ajo shtoi se diplomacia, është zgjidhja e vetme ne këtë konflikt.
Kallas tha gjithashtu se Bashkimi Evropian po koordinon evakuimin e qytetarëve të saj nga zona e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, Mbreti Abdullah II i Jordanisë i tha Parlamentit Evropian se zgjerimi i operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Iranit është një kërcënim për njerëzit kudo.
Në fjalimin e tij para ligjvënësve të BE, Abdullah tha gjithashtu se vazhdimi i ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës nuk do të shkatërrojë vetëm infrastrukturën, por edhe barrierat mbrojtëse që përcaktojnë sjelljen morale.
Abdullah tha se zgjidhja e vetme e qëndrueshme për konfliktin ne Gaza është një marrëveshje e drejtë paqeje dhe i bëri thirrje BE për mbështetje.
/abcnews.al/