TIRANË- Një fabrikë vaji në Vaqarr të Tiranës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë. Policia thotë se shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit./ abcnews.al